Përkujdesja e vazhdueshme për lëkurën, qimet etj, kërkon përkushtim dhe durim.

Pastroni me kujdes dhe lani me shampo të posaçme 2-3 herë në muaj qenin ose macen tuaj. Përdorni gjithmonë shampo të veçantë për llojin e kafshës, moshën, qimen etj.

Qeni dhe macja kërkojnë Ph (pehash) të ndryshëm nga i njeriut.

Kërkoni informacion të mëtejshëm tek mjeku juaj veteriner për shampot para medikamentoze si dhe medikamentet për trajtimin e lëkurës, vitaminat, suplemente vitaminike për shëndetin e lëkurës.