Test  per dermatofitozat

Mykozat janë infeksione të këpurdhave. Dermatofitosat janë infeksione në indin e keratininës të lëkurës, d.m.th në thonj, qime, lesh dhe stratum corneum.

Dermatofitozat shkaktohen nga këpurdha si : Microsporium, Trichophyton ose Epidermaphyton.

Dermafyt-test është një test për diagnostikimin e dermatofiteve. Në praktikën veterinare është kryesisht Microsporium dhe Trichofyton, që shkaktojnë dermatofitozat.

Testi i dermatofitozës bazohet në ndryshimin e ngjyrës prej të verdhës në të kuqe kur rritjet e mikrosporium dhe trichofyton janë prezentë.  Ndryshimi i ngjyrës në temperaturën normale të dhomës (zakonisht, afërsisht 18-20 0/c) do të ndodhë ndërmjet 2-12 ditësh. Ndryshimet e ngjyrës pas 12 ditëve duhet të konsiderohen të pakënaqshme.

Rritja e Mikrosporium ose Trichofyton mundet ndofta të verifikohen për më tepër me morfologjinë e kolonisë dhe makrokushtet në kulturë.

 

UDHËZIME PËR PËRDORIM

  • Hiq fletën prej testit dermatofit.
  • Merr një kampion të vogël por përfaqësues kruarjeje (luspë) dhe qime prej zonave dyshuese të lëkurës dhe vendose në pjatë.
  • Mbulojë me kapakun plastik (kapaku ka 3 damarë që lejojnë ajrimin e mjaftueshëm.
  • Shëno datën, numrin referues të pacientit.
  • Kontrollo pjatën përditë për ndonjë këpurdhë të rritur ose ndryshim ngjyre.

 

VLERËSIMI I KULTURËS

 

Është e rëndësishme të dallosh dermatofitozat saprofite.  Kjo bëhet nëpërmjet:

       a-Ngjyra e kolonisë (Dermatofitozat janë të bardha, soprafitet janë kafe, gri, jeshil ose të zeza.)

       b-Ndryshimi i ngjyrës (Dermatofitet shkaktojnë ndryshimin e ngjyrës në ambientin e testit nga e verdha në të kuqe, përpara ose në të njëjtën kohë mbasi diktohet rritja e parë e këpurdhave. Saprofitet kanë një rritje të qartë përpara se një ndryshim I mundshëm ngjyre të ndodhë në ambientin e testit.)

Ndryshim i ngjyrës

Ngjyra e kolonisë

Rezultati

aspak

Jo rritje

negativ

E verdhë në të kuqe (pas 2-12 ditëve)

E bardhë

pozitiv

aspak

Kafe, si e përhimtë, e gjelbër

negativ

E verdhë në të kuqe (pas 2-12 ditëve)

Kafe, si e përhimtë, e gjelbërt

negativ

 

Testi dermatofit zhvillohet më gjatë me qëllim që të lehtësohet transporti i mostrës në lamë përpara mikroskopisë. Shtricoja e pastër vendoset me kujdes në koloni dhe transferohet për në lamë, në të cilën psh. është vendosur një  pikë e lëngut të bies. Gjatë mikroskopisë mund të vërehen macroconidet (macroaleurosporet) dhe tipi I tyre I përcaktuar. Kështu rezultati I kultivimit mikroskopik konfirmohet dhe në të njëjtën kohë mund të përcaktohen tippet e ndryshme të Mikrosporum dhe Trichofyton.

N.q.s është e vështirë për të përcaktuar tipin e mikrocanides rekomandohet inokulimi i kulturës në pjatë me agar, kështu mikrocanidet normalisht do të jenë shumë të qarta.

Pjata e testit dermatofit duhet të ruhet në një vend të errët, të freskët. Mos e ngri në frigorifer.