Përbërja: Çdo gram pluhur i tretshëm përmban: Oksitetraciklinë HCl 75 g, Vitaminë A 500,000 IU, Vitaminë D3 80,000 IU, Vitaminë E 150 IU, Vitaminë K 150 mg, Vitaminë B2 300 mg, Vitaminë B12 300 mcg, d-Ca-pantotenate 750 mg, acid nikotinik 1,500 mg, dl-Metioninë 3,500 mg, l – lizinë 5,500 mg, laktozë 100 g.

Indikacionet: Është një preparat i studiuar me kujdes, një kombinim i fuqishëm multivitaminik+ aminoacide+ antibiotic për pula, lopë, gica, kuaj, dele, dhi dhe kafshë të tjera, e indikuar sidomos në rastet e stresit (vaksinimi, transport, etj), ventilim anormal, klimë e nxehtë dhe me lagështi, etj. Ky miksim stimulon prodhimin e vezëve dhe rritjen e peshës. Oksitetraciklina ndihmon në riparimin e formave klinike dhe subklinike të sëmundjeve respiratore, intestinale, etj.

Administrimi dhe doza:

Pula: 100 g/100-250 litra ujë të pijshëm për 3-5 ditë.

Dele dhe dhi: 5-10 g/ kafshë për 2-3 ditë.

Viça dhe derra: 5-10 g/ kafshë për 2-3 ditë.

Lopë dhe kuaj: 10-20 g/kafshë për 2-3 ditë

Në rastet e përdorimit kurativ, dyfishoni dozën.

Mbetje: Mish: 7 ditë, Vezë: 7 ditë.

Konservimi: Të ruhet në vend të thatë, të errët dhe të freskët.

Prezantimi: 100 g, 200 g, 500 g, 1000 g.

VETËM PËR PËRDORIM VETERINAR