Antiparazitar për përdorim të jashtëm.

Përbërja: Çdo ml përmban: 30 mg cipermetrinë.

Indikacionet: Cipermetrina është një ektoparazicid me veprim të shpejtë dhe të fuqishëm kundrejt këpushave, pleshtave, etj, në lopë, dele, dhi, derra, qen, etj. Preparati është aktiv në rastet kur ndaj preparative të tjerë me bazë fosforoorganike është zhvilluar rezistencë.

Administrimi dhe doza: Solucion i gatshëm për përdorim. Preparati hidhet në kurrizin e kafshës ose në pjesë të tjera ku gjenden parazitë.

Lopë:  8-10 ml/100 kg peshë, 16-20 ml/ 200-300 kg peshë dhe 20-25 ml për kafshët më shumë se 300 kg.

Dhen, dhi, derra:  1 ml/5 kg peshë me maksimum 20 ml total.

Nëse e gjykoni të nevojshme, përsëriteni trajtimin pas 4-6 javësh.

KUJDES: Mbani preparatin larg fëmijëve, lani mirë duart pas përdorimit, në rastet e kontaktit me sytë shpëlajini mirë me ujë të bollshëm për çdo 15 minuta.

Ruajtja: Ruajeni preparatin në vend të errët, të thatë, të freskët, në paketimin e tij origjinal.

Paketimi: Flakon plastic 250 dhe 500 ml. VETËM PËR PËRDORIM VETERINAR