Përbërja: 100 mg cypermethrin (40:60). 1 ml dissolving agent and emulsifier q.s.

Veprimi:  Cypermethrina është insekticid I grupit të pyrethroidëve . Është i prodhuar në mënyrë sintetike nga pyrethrinat natyrale dhe bën pjesë në klasën e II-të  të pirethrinave. Cypermethrina është një ektoparazitë me toksicitet të ulët, por me një mundësi të lartë mbrojtëse ndaj insekteve të ndryshëm.

Indikacionet: Cipermetrina është një ektoparazicid me veprim të shpejtë dhe të fuqishëm kundrejt këpushave, morrave, pleshtave, etj, në lopë, dele, dhi, derra, qen, etj. Preparati është aktiv në rastet kur ndaj preparative të tjerë me bazë fosforoorganike është zhvilluar rezistencë.

Në gjedhë dhe Kuaj : Përdoret për luftimin ndaj mizave (Haematobia irritans, Musca Automnalis and Hydrotaea irritans), riqnave, morrave (Lignonatus spp, Haematopinus spp) etj.

Në Dele dhe Dhi : Përdoret për luftimin ndaj mizave, morrave, riqnave, pleshtave etj.

Në Shpend: Përdoret për luftimin ndaj mizave, morrave  (Dermanyssus gallinae) etj.

Në Qën dhe kafshë të tjera shoqërimi: Përdoret për luftimin ndaj mizave,  riqnave  etj.

DOZIMI DHE ADMINISTRIMI :

Tretësira ujore mund të përdoret në mënyrë locale në lloje të ndryshme kafshësh dhe shpendësh.

Në gjedhë dhe Kuaj :

Për  luftimin ndaj mizave: Spërkasni stallën apo vendin e qëndrimit të kafshëve me përsëritje cdo muaj. Në se ambjenti dhe kafshët janë shumë të papastra ripersërisni spërkatjen cdo 15 ditë.

Dozimimi : 1ml Provethrinë 100, për 100ml ujë ( Pra 10ml per 1 L uje).

  • Përdorni për gjedhin dhe kuajt e rritur 500ml solucion si më sipër të shpërndarë në të gjithë trupin.
  • Në mëshqera eshtë e mjaftueshme 250 ml.
  • Në vica dhe mëza sasia prej 125 ml të solucionit të mësipërm është e mjaftueshme.

Për luftimin e morrave : Spërkasni trupin e kafshëve me përsëritje cdo 14 ditë.

Në shpendë : përzieni 0,5 ml te Provethrinës 100, në 1 L ujë për 50 shpendë, duke spërkatur ndërmjet puplave, trupin si dhe  ambjentin përreth.  Përsëriteni cdo 14 ditë.

Në Dele, Dhi, Qën dhe kafshë të tjera shoqërimi: përzieni 0,5 ml-0,75 ml te Provethrinës 100, në 1 L ujë. Zhysni kafshën për 30 sekonda.

Dele dhe Dhi: Tresni 100 ml të Provethrinës 100, në 100 L ujë. Zhyteni kafshën për 30 sekonda duke përfshirë edhe kokën të paktën një herë. Banjëzimi të bëhet në një vend të ajrosur mirë.  Në rast se kafshët lagen nga shiu në 24 orët e para pas banjëzimit, atëherë banjëzimi duhet të përsëritet.

Periudha e metabolizimit:  

Në mishin e gjedhit dhe të kuajve preparati metabolizohet për 2 ditë.

Në mishin e shpendëve  metabolizohet për 14 ditë.

Paketimi: Bidona plastic 100ml dhe 1 L 

Ruajtja: Në temperaturë dhome e ruajtur nga drita. Mbani preparatin larg fëmijëve, lani mirë duart pas përdorimit, në rastet e kontaktit me sytë shpëlajini mirë me ujë të bollshëm për çdo 15 minuta.

PËR PËRDORIM VETERINAR