Për përdorim injektabël.( solucion injektabël dhe oral)

Përbërja: Nitroksinil 250 mg.

Avantazhet farmakologjike: Nitroksinili është një preparat antihelmintik me aktivitet të të shkëlqyer fashiolicid. Gjithashtu aktiv ndaj disa nematodëve. Aktiviteti fashiolicid realizohet nga ndërprerja e fosforilimit oksidativ  dhe për pasojë, shterimi i ATP më pas vdekja e parazitit nga pamjaftueshmëria e energjisë.

Indikacionet: Lopë: Fasciola hepatica adulte (aktiv ndaj stadeve larvare) Fasciola gigantica, nematodët gastrointestinal (Haemonchus spp., Bunostomum spp., Oesophagostomum spp.

Dhen dhe dhi: : Fasciola hepatica adulte (aktiv ndaj stadeve larvare) Fasciola gigantic, Nematodët gastrointestinal (Haemonchus spp.,  Haemonchus contortus ivermektinë dhe benzimidazol rezistentë, Stadi larvar i Oestrus

Lepuj: Fasciola hepatica dhe Dicrocoelium dentriticum

Fazanët: Syngamus trachea.

Doza dhe administrimi:

Për Fashiolozën: Injeksion subkutan në lopë, dhen, dhi dhe kamela : 1 ml/ 25 kg peshë. Në stadin larvar (akut) përdoret 1.3 ml/25 kg peshë.

Për Nematodët: Injeksion subkutan në lopë, dhen dhi: 1.25 ml/25 kg peshë.Për larvat e Oestrus ovis: 1.5-2 ml/25 kg peshë administrim oral.

Lepuj: injeksion subkutan 10 mg/kg peshë ose 0.04 ml/ kg peshë (1 ml solucion mund të tretet në 9 ml ujë dhe nga kjo injektohet 0.4 ml/ kg peshë.

Fazanët: administrim oral 0.5 ml/litër ujë të pijshëm.

Paketimi: 50 ml, 250 ml.