Përbërja: Çdo 100 ml përmban: Ivermektinë 1 g.

Indikacionet: Medikamenti indikohet të përdoret për trajtimin dhe kontrollin e endo dhe ekzoparazitëve në lopë, dele, dhi dhe kamela.

Në lopë:

  • Për krimbat e rrumbullakët – stadet adulte dhe imature të Oestragia spp., Haemonchus spp.,  Bunostomum spp.,  Strogyloides papilosus, Thelazia dhe Toxocara vitulorum.
  • Preparati është efikas edhe për format adulte dhe imature të Dictyocaulus viviparous. 
  • Aktiv në hipodermozën.

Në dhen dhe dhi:  në stadet adulte dhe immature të Oestrus  spp., Haemonchus contortus, Trichostrongylus spp., Cooperia spp., Oesophagostomum spp.,  Chabertina ovina, Nematodirus dhe trichuris ovis. Aktiv edhe per Dictiocaulus filarial (adulte dhe immature).

Doza dhe administrimi: Lopë, dhen, dhi 1 ml/50 kg peshë, vetëm  subkutan. Doza mund të përsëritet pas 15 ditësh.

Mbetje: Në mish 21 ditë në  Qumësht 28 ditë.

Preparati duhet të ruhet në vend të freskët dhe larg rrezeve direkte të dritës.

Paketimi: Flakona 10 ml, 50 ml dhe 100 ml.