• Trajtim i çrregullimeve të afshit dhe sëmundjeve të mitrës
  • Kontroll mbi datën  e pjelljes
  • Sinkronizim i ciklit estral, induktim i aborteve dhe pjelljeve ne lopë.
  • Luteolizë e sigurtë ( Lizim i trupit të verdhë persistent  
  • Nuk ka reaksione të padëshirueshme

 

  • Kloprostenoli  është substanca aktive e preparatit PGF Veyx- Forte dhe i përket grupit të agonistëve të  Prostaglandinës F e cila shfaq efektin Luteolitik si dhe aktivitet tkurrës në muskulaturën e lëmuar në: miter, aparatin gastrointestinal, aparatin respirator, dhe në sistemin vaskular.

Efekti luteolitik i kloprostenolit është 200 deri në 400 herë më i lartë se efekti i prostaglandinës F2α. Megjithatë efekti i tije mbi muskulaturën e lëmuar është i krahasueshëm me atë të prostaglandinës F.

Përdorimi i agonistëve të PGF siç eshtë edhe PGF Veyx – Forte gjatë diestrusit apo në rastet e trupit të verdhë persistent (corpus-luteum-persistent) çojnë në luteolizë. Përfundimi rrezulton në mekanizmin e feedback-ut negativ të shkaktuar nga progresteroni i cili i hap rrugë fillimit të estrusit (afshit) dhe ovulimit në kafshët me një funksion ciklik të vezoreve.

Nëpërmjet përdorimit të agonistëve të PGF mund të shkaktohen aborte apo lindje në rastet e fetuseve të ngordhur si për shembull: fetus të mumifukuar dhe maceruar ose në rastet e Hidroamnionit dhe Hidroallantoisit.

 

Udhëzimet e përdorimit dhe dozimi:

Në lopë dhe Mëshqerra

  • Përdoret për sinkronizimin e afshit. Aplikohet gjatë diestrusit (Nxitja e afshit në rastet e  afshit të fshehtë, si dhe sinkronizim të afshit).
  • Përdoret në raste të mungesës së afshit (anestrus) si dhe në sëmundje të mitrës në raste të bllokimit të ciklit nga progesterone.
  • Perdoret në raste te endometriteve, piometrave, cisteve te trupit të verdhë,  cisteve folikular luteinike, si dhe sjell shkurtim të servis-periodës).
  • Përdoret per te nxitur apo shkaktuar abort deri në ditën e 150 të barrsmërisë.
  • Përdoret per induktimin apo nxitjen e pjelljes.
  • Përdoret per nxitjen e deshtimit apo pjelljes ne raste te fetusit te mumifikuar.

Doza Në gjedh  (mëshqerra dhe lopë) përdoret intramuscular:

  • 0.5 mg Cloprostenol për kafshë, ekuivalente me 2.0 ml PGF Veyx-Forte.
  • Për sinkronizimin e afshit në tufat e lopëve, trajtimi i kafshëve kryhet 2 herë në një interval prej 11 ditësh.

Në dosa përdoret i injektuar thellë  intramuscular:

  • Përdoret për të nxitur apo sinkronizuar pjelljet, duke filluar në ditën e 114 të barrës (dita e fundit e inseminimit merret si dita e parë e shtatëzanisë). 0.175mg Kloprostenol për kafshë, ekuivalente me 0.7 PGF Veyx- Forte për kafshë

 

Kundërindikimet: Të mos përdoret i/venoze, në kafshët barrëse, në rastet e sëmundjeve me karakter spastik të aparatit respirator dhe të atij gastrointestinal.

 

Reaksionet e padëshiruara.

 

Në lope: Nëse bari aplikohet për të induktuar pjelljen në lope, ateherë rriten mundësitë për të ndodhur mbajtja e placentës dhe kjo është e varur nga koha/momenti i trajtimit.

 

Në dosa: Sjelljet anormale që mund të vërehen ne dosa menjëherë pas trajtimit,  në rastet kur dëshirojmë të nxisim pjelljen,  është e ngjashme me sjelljen që dosat kanë para një pjelljeje normale dhe kjo sjellje normalizohet  brenda një ore.

 

Periudhat e metabolizimit te preparatit

Gjedh dhe dosa :Mishi dhe të brendshmet2 Ditë

  •  

 

Masat e veçanta tëruajtjes

Të mbahet larg nga fëmijët. Të mos mbahet në temperaturen mbi 25o C

Afati i jetëgjatësisë së medikamentit mbas hapjes së pare eshte 28 ditë.

Tapa e gomës e shishes së preparatit mund të shpohet pa problem mbi 25 herë.

 

Paralajmërime të veçanta

Gratë shtatëzana, gratë në moshë riprodhuese, azmatikët dhe njerezit që vuajnë nga sëmundje të tjera të aparatit respirator duhet që gjatë administrimit të barit të mbajnë veshur doreza të pa-përshkueshme nga uji.

Nëse nga injektimi dhe inhalimi aksidental rezulton një stres respirator një bronkodilatator me veprim të shpejtë është, isoprenaline ose salbutamol të cilët indikohen për tu marrë në rrugë inhalatore.

 

Ndërveprimi me produkte të tjera mjekësore dhe forma të tjera të ndërveprimit:

Aplikimi i oksitocinës dhe kloprostenolit njëkohësisht kanë efikasitet më të rritur mbi miter.

Mbidoza shkaton keto simptoma: Shtim pulsi dhe  respirim, bronko konstriksion, rritje e temperatures trupore, defekim, urinimit, salivacion, vjellje. Nuk ka antidote të disponueshëm.

  • : Nuk duhet të përzihet me  produkte të tjera të mjekësisë veterinare.

Ambalazhimi i produktit: Flakon 10 ml,  20 ml, 50 ml

 

Kompania prodhuese: Veyx-Pharma  GJERMANIKompania Distributore: Anipharma sh.p.k