Përbërja: Oksitocinë 10 IU. Eksipient dhe ujë për injeksion më shumë se 1 ml.

Speciet target: Kuaj, Lopë, Dhen, Dhi, Derra, Qen, Mace.

Indikacionet: Preparati indikohet për stimulimin e kontraksioneve uterine, gjatë pjelljes në dosa, pela dhe bushtra, në atoninë uterine, pas pozicionimit të prolapsit uterin, në heqjen e placentës,  gjatë estrusit, në mjekimin e endometritit me qëllim zbrazjen e mitrës nga fluidet septike. Trajtim mbështetës në agalaksinë e mëshqerave dhe sindromin MMA në dosa.

Kundraindikimet: Preparati nuk duhet të përdoret gjatë pjelljes kur cerviksi nuk është i relaksuar ose në rastet e distoçive, nuk duhet të përdoret në fetusat me keqformime. Oksitocina nuk duhet të përdoret në fazat e hershme të estrusit sepse mund të reduktojë ciklin estral në ruminantët dhe në dosa (efekt luteolitik).

Doza dhe administrimi:

Pela: intramuskular 5 ml/ kafshë (500 kg), intravenoz 2 ml/kafshë (500 kg).

Lopë dhe mëshqerra: intramuskular 3-6 ml/kafshë (500 kg).

Dele, dhi: intramuskular 1 ml/kafshë (50 kg).

Për të reduktuar incidencën e mbetjes së  placentës në lopë, rekomandohet të injektohet solucioni I oksitocinës 6 orë përpara pjelljes.

Dosa: intramuskular 1-2 ml/kafshë (200 kg), intravenoz 0.5 ml/kafshë (200 kg).

Bushtra: I.M., S.C., I.V 0.5 – 1I.U/kg peshë me maksimum 20 I.U. ose 2 ml /kafshë.

Injeksioni nuk duhet të përsëritet më shpejt se 30 minuta pas administrimit intravenoz dhe jo më shpejt se 1 orë nga administrimi intramuskular ose subkutan. 

 

Këshilla përdorimi:

Rekomandohet të përdoret estrogjen përpara administrimit të oksitocinës. Duhet të siguroheni që pozicioni i fetusit të jetë korrekt dhe më pas të përdoret preparati. Përdorimi në doza të larta mund të shkaktojë rupturë të mitrës, distoçi, kontraksione spastike për një kohë të gjatë, stress për nënën. Për të reduktuar mundësinë e papajtueshmërive, oksitocina nuk duhet të miksohet me preparate të tjerë.

Paketimi: Flakona me 50 ml dhe 100 ml.