Përbërja: Çdo 100 ml përmban Dexamethasone sodium fosfat 20 ml.

Indikacionet: Medikamenti indikohet në rastet e inflamatore, alergjike dhe reumatizmale falë vetive antiinflamatore, antialergjike dhe antireumatizmale të tij.

Në lopë dhe dhi: Në ketozë, reaksionet alergjike, ekzemat, mastitet, parezën, pneumoninë (azmën bronkiale), artritet dhe lezionet inflamatore të kërceve.

Në kuaj: Në inflamacionet muskulo-skeletore (bursitet, karpitet, miositet, alergjitë, pickimet e insekteve , dhe kondicionet inflamatore të thundrave.

Doza dhe administrimi: Preparati jepet intravenoz ose intramuskular .

Lopë dhe kuaj:  5.0-12.5 ml në ditë. Viça, dele, dhi: 1.0-2.5 ml në ditë. Qen dhe mace: 0.1-1 ml në ditë

Kujdes: Preparati është i kundraindikuar të përdoret gjatë sëmundjeve virale, osteoperozës, në çrregullimet funksionale të zemrës, mëlçisë dhe veshkave, në barrsërinë e vonë dhe në diabetin mellitus.  Preparati duhet të konservohet në vende të freskëta dhe larg veprimit të rrezeve të diellit. Medikamenti duhet të përdoret vetëm nën vëzhgimin e mjekut veteriner.

Mbetje: Mish: 12 ditë. Qumësht: 24 orë. Paketimi:  100 ml.