Dexamatazon: është preparat që ka gjërësi përdorimi për situate të ndryshme klinike sicrregullimet metabolike, situatat inflamative jo infective, inflamacionet akute muskulare, kondicionet alergjike, në gjëndjet e shokut, të stresit, etj. Preparati përdoret dhe për induktimin e pjelljes në ruminantë në stadet e fundit të barrsërisë.

Mbetje: në mish 14 ditë, në qumësht 2 ditë.

Preparati mund të përdoret  intravenoz, intramuscular dhe subkutan (qen). Në  lopë dhe kuaj 5-10 ml për 400 kg peshë të gjallë. Dhen, dhi dhe vica 1-2 ml për 50 kg peshë të gjallë. Qen dhe mace 0.25 – 0.5 ml për 5 kg peshë të gjallë. Kur gjykohet e nevojshme doza mund të përsëritet me interval  2 ditë në qen dhe mace ndërsa në kafshët e tjera intervali është 3-4 ditë.