Phenylbutakel 20 %

          (solucion injektabël)

Përbërja: Fenilbutazon 200 mg.

Avantazhet farmakologjike: Fenilbutazoni është antiinflamator josteroidal me veti të përkryera antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike. Mekanizmi i veprimit konsiston në inhibimin e sintezës së prostagilandinës.

Indikacionet: Preparati indikohet të përdoret për kontrollin e inflamacionit, në dëmtimin medhimbje të  indeve, me kondicionetmuskuloskeletore dhe laminitet, artritet, luksacionet, tenosinovitet, tendinitet, bursitet, miozitet, paraliza posteriore në qen, laminitet në lopë dhe kuaj, limfangitet në kuaj,  në reaksionet e indeve të buta, plagë, fraktura, etj.

Doza dhe administrimi: Kuaj: vetëm intravenoz ngadalë 1 ml/50 kg peshë 1 herë në ditë me maksimum 4 ditë.

Lopë:  dozë fillestare 1 ml/25 kg peshë I.V., dozë mbajtëse  1 ml/60 kg peshë, një herë në ditë, I.V, ose thellë intramuscular me maksimum 5 ditë trajtimi.

Viça të rinj: 1 ml/50 kg peshë me interval 2 ditë.

Qen: Vetëm intravenoz ngadalë 1 ml/ 16 kg peshë çdo 12 orë me maksimum 2 ditë.

 

Efektet anësore dhe kundraindikimet: Duhet patur kujdes në dozën sepse tejkalimi mund të shkaktojë në kuaj humbje të apetitit, depression, ndryshime të kthyeshme në profiling hematologjik, inflamacion oral dhe gastrointestinal, erozione dhe ulçera, kolika,  hipoproteinemi dhe edema, diarre dhe melena, hemoragji petekiale të membranave mukoze dhe epistaxis, nekroza papilare renale dhe shok. Injektimi ekstravaskular mund të shkaktojë flebitis. Në qen trajtimi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë çrregullime të profilit hematologjik, anoreksi, çrregullime gastrointestinal, hemoragji dhe lezione renale. Preparati nuk duhet të përdoret në pacientët me lezione gastrointestinale, me çrregullime kardiake, hepatike dhe renale, në kafshët e dehidratuara dhe në ato me pacientët me çrregullime hematologjike. Gjithmonë duhet t’i  jepni kafshës sasi të mjaftueshme uji të pijshëm.

Paketimi:  Flakon me 100 ml.