Anestezik  Lokal

1 ml përmban: Lidokaine hidrokloride 20 mg, Adrenalinë tartrate 0.036 mg.

Mbetje: qumesht dhe mish 1 ditë.

Produkti mund të përdoret për anestezinë infiltratore. Administrimi I preparatit mund të realizohet subcutan ose intramuscular në fushën operative. Në kafshët e mëdha  10-15 ml në zonën e infiltruar ( maksimumi (250 ml/500 kg). Kafshët e vogla 1-10 ml për kafshë. Produkti shërben gjithashtu për mbajtjen e anestezisë, 2-5 ml subcutan në nivelin e nervave. Lidokel përdoret me sukses në realizimin e anestezisë epidurale. Plani posterion anestetik:

Kuaj dhe lopë – 1ml për 100 kg peshë të gjallë.

Dhen dhe dhi – 1 ml për 50 kg peshë të gjallë.

Në planin anterior anestetik:

Lopë 60 ml, dhen dhe dhi 10 ml për 50 kg peshë të gjallë, qen dhe mace 1 ml për 2.5 deri 5 kg.

Preparati duhet të ruhet në vend të freskët dhe të errët.