Përbërja: Çdo ml solucion përmban 200 mg oksitetraciklinë dihidrate

Veprimi: Është preparat me spektër të gjerë veprimi, bakteriostatik kundrejt bakterieve Gram + dhe atyre – (E.coli, Pasterella, Salmonella, Brucella, Streptokokët hemolitikë dhe jo hemolitikë, Klostridët, Haemophilus, Korinobakteriet, Anthrax, Stafilokokët, etj), është aktiv edhe ndaj rikecieve, spiroketave, mykoplazmave, aktinomiceteve. Efekti bakteriostatik bazohet në inhibimin e sintezës së acidit glutamik qelizor duke frenuar sintezën e proteinave bakteriale. Oksitetraciklina 20 % L.A. mabn nivele terapeutike për një periudhë të gjatë (3 ditë),   nga një përdorim i vetëm i dozës parenterale. Niveli më i lartë i preparatit në gjak arrihet pas 4-8 orësh.

Indikacionet: Preparati indikohet të përdoret në sëmundjet infektive të shkaktuar nga organizma të ndjeshme ndaj oksitetraciklinës si enteritet nga salmonella, dizanteria nga vibrio, mastitet, metritet dhe endometritet, çala, pneumonia, infeksionet e rrugëve urinare, infeksionet e traktit tretës,  infeksionet sekondare nga sëmundjet virale, etj.

Kundraindikimet: Preparati është i kundërindikuar të përdoret në pacintët me insufiçencë renale dhe hepatike. Mos e përdor në doza të larta në qen, mace dhe kuaj.

Administrimi dhe doza: Injeksion intramuscular.

Të gjithë kafshët: 1 ml për 10 kg peshë , qëndron aktiv për 3 ditë. Nuk duhet të injektohet më shumë se 20 ml në një vend në lopët adulte, 10 ml në derra, 5 ml në dele.

Mbetje: Mish: 28 ditë   Qumësht: 7 ditë

Konservimi: Në mjedis të freskët (15-25 gradë Celsius) e mbrojtur nga veprimi i dritës

Ambalazhimi : Kuti me 12 flakona, 100ml VETËM PËR PËRDORIM VETERINAR