Përbërja: Gentamicinë sulfat 50 mg.

Avantazhet farmakologjike: Gentamicina është antibiotik i grupit të aminoglikozideve me spektër të gjërë veprimi  kundrejt bakterieve Gram + (Stafilokokë, Streptokokë, Korinobakteriet) dhe bakterieve Gram -. Në ndryshim me antibiotikët e tjerë, gentamicina paraqet efekt baktericid ndaj bakterieve multirezistente Gram – si , Coli, Salmonela, Klebsiella spp, Proteus spp dhe Pseudomonas spp.

Indikacionet: Preparati indikohet të përdoret në trajtimin e sëmundjeve infektive të shkaktuar nga bakteriet Gram + dhe Gram -, në infeksionet e traktit respirator, infeksionet gastrointestinal (kolibaciloza dhe salmoneloza), infeksionet e traktit uro-gjenital, infeksionet e lëkurës, septicemia, artritet, omfalitet, otitet dhe tonsilitet në qen.

Doza dhe administrimi: Preparati përdoret intramuskular, subkutan ose injeksion ngadalë intravenoz.

Lopë, derra: 1ml/20 kg peshë një ose dy herë në ditë.

Qen dhe mace: 1 ml/10 kg peshë një ose dy herë në ditë.

Mund të përdoret infusion intrauterine, 25- 50 ml + 250-500 ml solucion fiziologjik saline.

 

Kundraindikimet: Mbidoza mund të shkaktojë  bllokime neuromuskulare, veçanërisht kur administrohet intravenoz dhe në kafshët e anestetizuara. Përdorimi në kafshët e anestetizuara është i kundërindikuar. Nefrotoksiciteti dhe vestibulotoksiciteti mund të shfaqen si efekte anësore, sidomos kur përdoren doza të mëdha dhe kur trajtimi zgjat. Nëse përdoren dozat e rekomanduara, efektet anësore ndodhin shumë rrallë. Kujdes duhet tregtuar në rastet e problemeve ekzistente të çrregullimeve renale dhe në periudhën e pas-pjelljes në lopë, sidomos ato me eksperienca në parezën puerperale. Antidoti në rastet e bllokimeve neuromuskulare është infusion me calcium ose neostigmina.

Paketimi: Flakon me 50 ml dhe 100 ml. Preparati duhe të  ruhet në  vend të  freskët dhe të  thatë. Mbajeni larg nga fëmijët.