Veyxat Pomade ose
SanDitan Thermogel green
SanDitan Thermogel pink

 

Pomadat e me siperme perdoren per perkujdesjen dhe rivitalizimin e lekures. Aplikimi  nepermjet masazhimit me keto pomada, ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut per pasoje dhe oksigjenimin me te mire te indeve te lekures, muskujve, tendineve dhe nervave. Harmonizimi i mbrekullueshem i ingrendienteve qe permbahen ne keto pomada, relaksojne muskujt dhe krambet muskulare, si dhe permiresojne ne menyre te shpejte kthimin ne procesin normal te indeve. Pomadat jane rezultative në qetësimin e shpejtë të dhimbjeve, reduktojne proçeset inflamatore duke shtuar qarkullimin e gjakut dhe duke nxitur eleminimin e produkteve te ndryshme inflamatore. Efektet antiflogjistike, germicide dhe qetësuese të Veyxat dhe pomadave te tjera, mund të shfrytëzohen më së miri për inflamacionet e kyçeve, të muskujve dhe në absceset. Trajtimi me antibiotikë i mastiteve akute dhe kronike mund të shoqërohet me trajtimin mbështetës me pomadat e mesiperme.    Pas aplikimit te pomadave:

  • Formohet nje emulsion me grimca te vogla si mikrofilm (grimca Ø 90% <10 μm) qe mundesojne depertimin me shpejtesi dhe ne thellesi te indeve.
  • Bën lëkurën më elastike
  • Mbështet rigjenerimin natyror.
  • Ofron kujdes dhe mbrojtje dhe hap poret e  lëkurës duke lejuar furnizimin e indeve më të thella,  frymëmarrjen më të mire te tyre nepermjet oksigjenimit te shtuar.
  • Pas aplikimit, pomada thahet dhe lë një shtresë te hollë që mundëson frymëmarrjen e lëkurës. 

Përbërja: Pomada Veyxat ose SanDitan® Thermogel green permban:  Aqua Purificata, Camphor 50mg/gr, Isopropyl alcohol, Petrolatum, Methyl Salicylate 20 mg, Polyacrylic acid, Sodium hydroxide, CI 47005, CI 42051/gr

Pomada SanDitan® Thermogel pink permban: Aqua Purifi cata, Camphor, Isopropyl alcohol, Petrolatum, Methyl salicylate, Polyacrylic acid, Sodium hydroxide, CI 47005, CI16255

 

Indikacionet: Japin rezultate shume te mira në rastet e artriteve, dhimbjeve muskulare, dhimbjeve dhe   demtimeve te nervave, absceseve, hematomave, sherbejne si support i trajtimit te mastiteve etj.

Kundraindikimet: Preparatet nuk duhet të përdoren në plagët e hapura dhe në membranat mukoze.

 

Menyra e perdorimit: Lyeni me pomadën perkatese pjesët e interesuara të trupit një herë në ditë. Në rastet e rënda mund të përdoret disa herë deri sa të shërohet.

 

Mbetje: Në inde dhe ne qumesht: 3 ditë.             Perdoret ne Lope,  Kuaj,  derra, dele dhe dhi.

 

Paketimi :  Pomada Veyxat apo SanDitan® Thermogel green eshte e vendosur ne kuti plastike 1000 ml

                    Pomada SanDitan® Thermogel pink eshte e vendosur ne shishe plastike 1000 ml

 

Kompania prodhuese: Veyx-Pharma  GJERMANI. Kompania Distributore: Anipharma sh.p.k