Pomada përmban një kombinim të shkëlqyer dhe efektiv me enzima proteolitike dhe vitamina. Ky preparat mund të përdoret në mënyrë të veçantë në lokalizime ku është vështirë te behet pastrimi enzimatik i lekures duke ndihmuar proçesin e sherimit te lekures.

Enzimat proteolitike pastrojne indet nga qelizat e nekrotizuara duke mbrojtur indin e shendoshe, stimulojnë fibrinolizën dhe formimin e indit të granulimit. Ato mbështesin në mënyrë ideale përgjigjien imunologjike lokale duke përshpejtuar proçesin e shërimit. Nga njëra anë enzimat proteolitike stimulojne vetshkatërrimin e mikroorganizmave dhe nga ana tjetër kompromentojne faktoret e virulences se tyre.

Perdorimi i pomadës është efikas gjithashtu sepse ka efekte përshpejtuese në shërimin e plagëve të shkaktuara nga djegia, apo te plagëve te putrifikuara ose purulente, duke u shoqeruar edhe antibiotike lokale. Proçesi shërues përshpejtohet nga shtesat e vitaminës A dhe E qe permbahen ne kete pomade.

Përbërja: 10 g pomade permban:

Retinol palmitate  (Vitamin A)                          42.500 IU

all-rac-alpha-tocopherol acetate ( Vitamin E)   25.00 mg

Papain                                                                18.5 mg   (28 FIP-U)

Trypsin                                                                8.6 mg    (510 FIP-U)

Chymotrypsin                                                      1.7 mg    (258 FIP-U)

 

Perdorimi dhe indikimi:

  • Ne trajtimin e plagëve nekrotike që shërohen ngadalë si: absceset, fistulat etj.
  • Trajtimi lokal i papilomave te lekures se gjirit.
  • Trajtimi i demtimeve ulcerative apo panariciumeve  në thundrat e lopëve dhe derrave.
  • Trajtimi lokal i hematomave dhe plagëve dekubitale.
  • Në plagë të shkaktuara nga djegia.

 

Nëse medikamenti shoqërohet edhe me përdorimin e antibiotikëve, efekti potencohet, sidomos për plagët purulente dhe ato të shkaktuara nga djegia.

 

Dozimi, metoda dhe kohëzgjatja e administrimit:     Lyeni me pomadë pjesët e interesuara të trupit një herë ose disa herë në ditë, varësisht nga gjendja, deri sa të ndodhë shërimi përfundimtar. Medikamenti konservohet në vende të freskëta dhe larg rrezeve të diellit.

  • Pomada mund te perdoret per 1 muaj ne se hapet pa ndikuar ne efektin e saj.
  • Nuk njihen efekte që kundërindikojnë përdorimin e pomadës.
  • Perdoret ne Lope, Vica, Kuaj, Meza, derra e gica, dele e dhi, qen e mace.

 

Mbetje    :  Nuk ka.      Paketimi : Tubeta nga 20 g dhe kuti me 150 g

Kompania prodhuese: Veyx-Pharma Gjermani. Kompania Distributore: Anipharma sh.p.k