Suplement ushqimor i cili rekomandohet për stabilizimin e balancës së ujit dhe elektrolitëve në vica dhe gica. Preparati përmban elektrolitë dhe karbohidrate lehtësisht të absorbueshme. Mund të përdoret në kondicione të ndryshme sidomos në rastet e crregullimeve diarreike. Medikamenti duhet të përdoret gjithmonë në prani ose në bazë të opinionit të mjekut.

Administrimi:

Përdoret me rrugë orale. Tresni 100g nga përmbajtja në 2.5 litra ujë. Kjo sasi duhet të jepet për dy herë gjatë ditës. Ndonjëherë duhet të detyroni kafshën për ta marrë dozën e nevojshme. Në ditën e 3 ushqejeni kafshën me gjysmën e ushqimit normal dhe me gjysmën e solucionit Sacrolite. Më pas ktheni dietën normale të kafshës.

Përbërja për 100 g.

Dekstrozë monohidrat 72.70 g, Etilcelulozë 8g, Klorur natriumi 6.50 g, Citrat natriumi 4.50 g, Klorid kaliumi 2.50 g, Fosfat 1.30 g,  Kalcium pantontenat 150 mg,  Vit B2 110 mg, Vit B1 75 mg, Vit B6 40 mg.

Kujdes: Qeskat e dëmtuara nuk duhen përdorur. Hidheni si të pavlefshëm ujin e medikuar i cili nuk është përdorur pas 24 orëve. Ruani produktin nga nxehtësia dhe lagështia, larg fëmijëve. Vetëm për përdorim veterinar.