Veyx  Energa Mol,  eshtë formuluar me përbërës të përzgjedhur në përputhshmëri me kërkesat për një të ushqyer të veçantë të përcaktuara nga programi zyrtar për një të ushqyer dietik. Eshtë një dietë suplementare për uljen e rriskut të ketozës dhe acetonemisë për lopët e qumshtit dhe për delet.

Perdorimi i preparatit Energa Mol ndikon ne:

 

  • Ndikon per te ulur rriskun e ketozës/ acetonemisë
  • Influencon dhe rregullon vlerat e pH ne rumen.
  • Furnizon me burime të absorbueshme të energjisë.
  • Ndihmon ne ruajtjen e peristaltikës ruminale

 

Perberja: Eshte ne forme suspension qe permban :  Propilen glikol (20%), Kalçium klorid (12%) dhe Sodium klorid. 160.000 mg sodium propionat pëe 1L, 100.00 mg formiate Kalçiumi/L, 40.00 klorid kolinë/L, 20.00 mg DL-Metioninë/L, 10.000 mg Nikotinamidë/L dhe ujë. Gjithashtu 25% Proteinë krudo, 5% kalçium dhe 3% Natrium.

 

Roli fiziologjik ushqyes. Veçanërisht lopët me prodhimtari të lartë por edhe delet vuajnë një stres  metabolik gjatë javës së parë pas pjelljes. Sasia e madhe e koncentratit që kërkohet në këtë periudhë në më të shumtën e rasteve nuk mund të shmangë pamjaftueshmëritë energjitike gjë e cila con në çrregullime të ekuilibrit acido-bazik dhe për pasojë në një incidencë të rritur të ketozës si dhe gjithashtu të sëmundjeve sekondare të aparatit tretës. Përgjatë kësaj periudhe është shumë e rendësishme të shtohen në racion nutrientë që rregullojnë pH-shin si dhe një efikasitet më I madh në konvertimin e energjisë.

Përbërsit që ndodhen tek Energa Mol si për shembull kalçiumi I tretshëm lehtë, sodium propionat , propilen glikoli, kolinë klorid dhe nikotinamida janë të suksesshme në praktikë në influencimin që kanë në metabolizëm dhe në rregullimin e vlerave të pH-shit. Sigurimi I glukozës që sjell burime energjie sigurohet furnizimi me lendë të tjera ushqyese. Një furnizim I mire-balancuar me kalçium siguron nevojat totaled he kjo veçanërisht pas pjelljes.

Rekomandime për dozën dhe përdorimin

Energa Mol perdoret si vijon : 

Lopët e qumshtit, Veçanërisht pas pjelljes, administrohet një shishe, 500ml dhe nëse është e nevojshme pas 12 orëve dhe 24 orëve respektivisht.

Delet:  Nëse kërkohet veçanërisht pas pjelljes 100 ml si dhe 12 dhe 24 orë me pas.

 

Dicka per Fiziologjine e ketozës/acetonemisë.

Ketoza përbën një problem të rendësishëm si në lope ashtu edhe në dele. Ketoza është njëçrregullim i metabolizmit të karbohidrateve i cili karakterizohet nga rritje anormale e trupave ketonikë në gjak (acetonemia), në urine (acetouria), në qumësht dhe ndjehet edhe në frymëmarrje, duke u pasuar me një ulje të nivelit të sheqerit në gjak (hipoglicemia) si dhe shikohet një tendencë drejt degjenerimit yndyror të mëlçisë (steatoza). Simtomat klinike shfaqen në te gjithë sistemin gastrointestinal dhe në sistemin nervor qëndror (kryesisht një gjëndje depresive me një shqetësim të madh). Në raste individuale diferenca bëhet në varësi të simptomave kryesore pra digjestive dhe forma nervore e ketozës. Megjithatë të dyja kanë të njëjtën patogjenezë. Ketoza mund të ndodhë si patologji më vete ose e kombinuar si në rastet e retikulitit tramumatik.

             Sistemi digjestiv ne ruminante

Identifikimi i ketozës

Dyshimet që lindin nëse kemi të bëjmë me ketozë apo jo mund të largohen duke matur përqëndrimin e trupave ketonikë në urine ose në qumësht. Në kafshët që janë në gjendje të rëndë ketoza mund të diagnostikohet duke vlerësuar të dhënat e kontrollit të qumshtit (de KRUIF et al,,. 1998). Kafshët të cilat në fillim të laktacionit kanë një përmbajtje të lartë të yndyrës në qumësht (më e madhe se 5%) dhe një përmbajtje të vogël të proteins në qumësht (më e vogël se 3.2%) me një koefiçent Yndyrë-proteinë I cili devijon për lart mund të jenë të dyshuara për ketozë. Për një vlerësim të tufës duhet të bëhen analiza  (një sasi e caktuar mostrash qumshti për kontroll) për të vlerësuar sa më shumë kafshë të jetë e mundur një stade të ndryshme të laktacionit. Nëpërmjet këtij vlerësimi arrihet një vëzhgim I përgjithshëm mbi incidencen  e ketozës në tufë dhe duke pare këtë bëjmë korrigjimet e duhura mbi rracionet që mund të korrektohen.

Udhëzime plotësuese. Të mbahet larg fëmijëve, nën temperaturen 20 °C. Të mbahet larg dritës.

Ambalazhi:  Shishe 500 ml

Suplementet tona dietike nuk janë produkte mjekësore, por  trajtohen nga ligji i aditiveve ushqimore dhe promovohen ekskluzivisht nën markën e regjistruar të VeyFO.

Kompania prodhuese: Veyx-Pharma GJERMANI. Kompania Distributore: Anipharma sh.p.k