Veyxapron, eshte nje preparat ruminatore ne frome pluhuri, qe ka ne perberjen e tije substanca  qe jane kombinuar ne menyre perfekte dhe ndikojne:

  • Ne balancimin e pH ne rumen. Ulja e pH ne rumen krijon acidozat e rumenit. Si shkak i acidozave eshte ushqimi i nje anshem me miser, panxhar apo me ushqime energjetike te cilesise jo te mire. Propionati i natriumit qe permbahet ne preparation Veyxapron ndihmon ne rregullimin e pH ne rumen dhe mos krijimin e acidozes.
  • Ne stimulimin e mikroflores ruminale qe eshte e nevojsheme per proceset e fermentimit ne rumen. Neutralizimi  i acidozes se rumenit nepermjet propionatit te natriumit, ndihmon ne funksionimin normal te mikrobeve te cilat jane pergjegjes per fermentimin dhe zberthimin e celulozes dhe lendeve te tjera ne rumen. Majaja qe ka ne perberjen e tij preparati Veyxapron stimulon shumezimin dhe gjallerimin e mikroflores se rumenit.
  • Ne parandalimin dhe terapine e atonive te rumenit.  Balancimi i aciditetit te rumenit, stimulimi i flores ruminale si dhe ndikimi i kobaltit qe eshte ne perberje te preparatit parandalon atonite dhe indigjestionet e rumenit dhe stimulon peristaltiken normale te tij.
  • Ne parandalimin  apo lehtësimin e  indigjestioneve që shaktohet nga çrregullimet ruminale.
  • Ne parandalimin dhe terapine e ketozave ne ruminante. Ne shtimin e burimeve te absorbueshme te energjise.

Detajet e produktit dhe roli fiziologjik ushqyes. Veyxapron  eshtë formuluar me përbërës të përzgjedhur në përputhshmëri me kërkesat për një të ushqyer të veçantë të përcaktuara nga programi zyrtar për një të ushqyer dietik. Eshtë një dietë suplementare për uljen e aciditetit, parandalimin dhe terapine e atonise se rument dhe shtimin e peristaltikes se tij, nxitjen e punes se mikroflores si dhe uljen e rriskut të ketozës dhe acetonemisë për lopët e qumshtit dhe për delet.

Sigurimi i një burimi energjie të lehtë-absorbueshëm nëpërmjet glukozës dhe rifitimi i aktivitetit ruminal dhe për pasojë riaktivizimin e lëvizjeve ruminale ishin parimet themelore kur u përzgjodhën përbërsit për Veyxapron.  Ushqyerja me këtë produkt mund të parandalojë apo të lehtësojë indigjestionin që shaktohet nga çrregullimet ruminale. Majatë që ndodhen në këtë produkt luajnë një rol të rendësishëm në ruajtjen dhe stimulimin e peristaltikës ruminale. Me një përmbajtje të lartë të Propionatit të Natriumit në produktin Vyxapron ,  organizmit i shtohen sasi të mëdha të acidit propionik.

Pasi është absorbuar acidi propionik përfshihet direkt në proçesin e formimit të glukozës. Nga propionati  i Natriumit trupi furnizohet me substanca glukoplastike të cilat kanë një veprim glukogjenik dhe anitiketogjenik kur ato përdoren.

Përbërsit që janë në produkt promovojnë aktivitetin e mikroorganizmave në rumen dhe prandaj kanë një efekt pozitiv në tretjen ruminale nëpërmjet omazit; ato stimulojnë një game të gjërë proçesesh metabolike. Veçanërisht lopët me prodhimtari të lartë por edhe delet vuajnë një stres  metabolik gjatë javës së parë pas pjelljes.

Sasia e madhe e koncentratit që kërkohet në këtë periudhë në më të shumtën e rasteve nuk mund të shmangë pamjaftueshmëritë energjitike gjë e cila con në çrregullime të ekuilibrit acido-bazik dhe për pasojë në një incidencë të rritur të ketozës si dhe gjithashtu të sëmundjeve sekondare të aparatit tretës.

Përgjatë kësaj periudhe është shumë e rendësishme të shtohen në racion nutrientë që rregullojnë pH-shin si dhe një efikasitet më I madh në konvertimin e energjisë.

Perberja:

Veyxapron për kilogram pluhur përmban 399g Sodium propionate (propionat natriumi), 0.20 g Kobalt , Maja të tharë dhe grurë krunde si komponentë bazikë.

Perdorimi :

Per stimulimin e peristaltikës ruminale ne Lopët e qumshtit një qese (100g) 2 herë në ditë.    

Delet ½ e qeses (50g) 2 herë në ditë

Në rastet kur shëndeti i kafshës është në rrezik ky produkt mund të jepet vazhdimisht gjatë javës së pare të laktacionit.

Nëse ky produkt jepet si support për një terapi veterinare për ketozën ai duhet të jepet sipas rekomandimeve të mjekut veterinar.

Ambalazhi: Qese 1 x 100g, qese 6 x 100g, qese 100 x 100g, qese 5 kg.

Administrimi plotësues i produktit tone Veyxapron (stimulim I aktivitetit ruminal) do të shërbejë për shërimin e rumenit dhe kthimin e statusit normal të tij pra riaktivizimin e proçeseve ruminale perseri.

Udhëzime plotësuese

Të mbahet larg fëmijëve. Të mbahet nën temperaturen 25 °C. Të mbahet larg dritës.

 

Suplementet tona dietike nuk janë produkte mjekësore dhe janë subjekt i ligjit per aditivet ushqimore dhe promovohen ekskluzivisht nën markën e regjistruar të VeyFO.

 

Kompania prodhuese: Veyx-Pharma  GJERMANI. Kompania Distributore: Anipharma sh.p.k