Përbërja:

Një injëktor përmban Kanamicinë sulfat 100 mg, prokainë benzilpenicilinë 300.000 IU, Prednizolon 20 mg, Eksipient 10 g.

Avantazhet farmakologjike:

Penikan P përmban 3 elementë aktivë, me veprim sinergjik (kanamicina dhe  prokainë penicilina G), të cilat shfaqin aktivitet antibacterial kundrejt shumicës së patogjenëve të rëndësishëm (Str. agalactiae, Str. dysgalactiae, Str. uberis, Staphylococcus aureus, Actinomyces pyogenes, E.coli). Shtimi i antiinflamatorit Prednizolon, e bën këtë preparat të vlefshëm në trajtimin e mastiteve akute që zakonisht shoqërohen me reaksione indore me dhimbje.

Indikacionet:

Preparati indikohet të përdoret në trajtimin e mastiteve acute në lopë, dele dhe dhi.

Kundraindikimet:

Medikamenti nuk duhet të përdoret në kafshët që kanë hiperndjeshmëri ndaj penicilinës.

Doza dhe administrimi:

Përpara së të filloni trajtimin, gjiri duhet të zbrazet nga qumështi, më pas duhet të lahet dhe dezinfektohet. Futeni injektorin në papilën e gjirin dhe injektoni përmbajtjen. Përdorni një injector për sejcilin çerek. Nëse paraqitet e nevojshme trajtimi mund të përsëritet në intervalin 12-24 orë. Paketimi: Kuti me 20 injektorë.