Shiringa intramamare per tharje

Përbërja:

1 injektor 9 gr përmban Kloksacilin benzatine 1000 mg dhe exipient deri ne 9000 mg.

Avantazhet farmakologjike:

Kloksacilina është antibiotik i grupit të penicilinave, me veprim baktericid kundrejt bakterieve Gram + më të rëndësishëm në shkakësinë e mastiteve si Streptococcus dysgalactiae, Str. uberis, Str. agalactiae, Staphylococcus aureus, Corynobacterium pyogenes. Ky është një preparat me aktivitet të zgjatur (3javë) dhe me efikasitet terapeutik  edhe në prani të sekrecioneve.

Indikacionet:

Preparati indikohet të përdoret për trajtimin dhe parandalimin e mastiteve në lopë, të shkaktuar nga bakteriet e ndjeshme ndaj kloksacilinës, në periudhën e tharjes.

Kundraindikimet:

Preparati nuk duhet të përdoret në kafshët që kanë hiperndjeshmëri ndaj penicilinës, nuk duhet të përdoret në kafshët që janë në periudhën e laktacionit. Në rastet e mastitit klinik, trajtimi duhet filluar përpara terapisë për tharjen.

Doza dhe administrimi:

Në mjeljen e fundit, zbrazet gjiri plotësisht, lahet dhe dezinfektohet gjiri. Përdoret një injektor për secilin çerek. Trajtimi duhet të fillojë 35 ditë përpara ditës së pritshme të pjelljes.

Paketimi: Kuti me 20 injektorë.