Tubete per perdorim Intramamar  me permbajtje enzimash proteolitike.

 

Permbajtja: Masti Veyxym® is eshte nje pomade e verdhe qe permban ne nje injektor 10g   substancat active:  all-rac-α-Tocopheryl acetate (vitamin E acetate) 120.00 mg, Vitamin A concentrate 100´000 IU.

Permban Enzimat: Chymotrypsin 2´400 FIP-U, Trypsin 240 FIP-U dhe Papain 6 FIP

Preoarati dhe enzimat qe permban:

 

  • Permireson dukshem rezistencen lokale
  • Redukton ne menyre te ndjeshme produktet e inflamacionit dhe nekrozen.
  • Pengon rritjen e mikrobeve patogjene.
  • Minimizon virulencen mikrobike.

 

INDIKIMI :

 

  • Ne Lope ne inflamacione jo mikrobike te gjirit.
  • Ne mbeshtetje te trajtimit te infeksioneve acute, kronike dhe mastiteve sub klinike duke u kombinuar me me antibiotike sipas nje antibiograme paraprake.

 

Kundraindikime: nuk ka.

 

Reagim pas perdorimit:

Ne disa raste mund te kemi nje reagim me dhimbje dhe enjtje te gjirit qe vjen nga reagimi i indeve qe kalon pas disa ditesh.

 

Menyra dhe mekanizmi i veprimit:

Gjate perdorimit sistematik intramamar te tubetes Masti Veyxym®, enzimat proteolitike si Chymotrypsina, Trypsina dhe Papaina, arrijne te lizojne trombet e krijuara gjate inflamacionit te gjirit, lizojne koncentrimet e medha te fibrines si dhe indet nekrotike. Ulin viskozitetin e serumit te gjakut si dhe intensifikojne procesin e fagocitozes nepermjet makrofageve. Ne kete menyre permiresohet nikroqarkullimi ne rajonin e inflamacionit duke vendosur nje homeostaze. Dihet qe produktet e inflamacionit sic jane destruktimi i proteinave apo nekrotizimi i indeve, jane substratet baze ushqimore per shtimin e mikrobeve.

Nga ana tjeter produktet nekrotike ndikojne ne uljen e efektivitetit te antibiotikeve .

Ndaj enzimat proteoliktike ndihmojne apo suportojne antibiotiko terapine duke permiresuar gjendjen shendetesore te kafshes.

Menyra e perdorimit dhe dozimi:

 

Perdoret nje shiringe 10gr intra mamar per nje cerek gjiri, pas zbrazjes, pastrimit dhe larjes se gjirit.

1 - 3 applikime ne interval 12ore.

Tundeni qe te perzihet permbajtja e shiringes, perpara perdorimit.

 

Perdorimi se bashku me antibiotike per luftimin e mastiteve  subklinik dhe kronik:

 

Ne varesi te rendeses se inflamacionit te gjirit mund te perdorim skemen e me poshteme:

 

  1. Perdorim i/mamar  1 shiringe me enzima Masti Veyxym®. 
  2. Pas 12 oresh perdorim nje shiringe me enzima Masti Veyxym® plus nje shiringe me antibiotike (ne se kemi mundesi mbeshtetemi ne antibiograme).
  3. Pas 36 oresh nga inokulimi i pare ( 24 h nga i dyti) perdorim nje shiringe me antibiotike.
  4. Pas 60 oresh perdorim i/mamar 1 shiringe me enzima Masti Veyxym® plus nje shiringe me antibiotike.

 

Perdorimi se bashku me antibiotike per luftimin e mastiteve  Akute:

 

Ne varesi te rendeses se inflamacionit te gjirit mund te perdorim skemen e me poshteme:

 

  1. Perdorim nje shiringe me enzima Masti Veyxym® plus nje shiringe me antibiotike (ne se kemi mundesi mbeshtetemi ne antibiograme).
  2. Pas 12 oresh perdorim  i/mamar  1 shiringe me enzima Masti Veyxym®. 
  3. Pas 24 oresh nga inokulimi i pare ( 12 h nga i dyti) nje shiringe  me antibiotike.
  4. Pas 48 oresh nga inokulimi i pare ( 24 h nga i treti) perdorim i/mamar 1 shiringe me enzima Masti Veyxym® plus nje shiringe me antibiotike.

 

Mjeku veterinar ne varesi te rendeses se procesit inflamator do te vendosi per shoqerimin ose jo te  mjekimit pervec shiringave i/mamare me injeksionin parenteral te preparateve te tjera antibiotike apo dhe te antiflogjistikeve.

  

Periudha e metabolizimit:

 

Ne lope: Mish Zero dite  , ne qumesht  1 dite

 

Te ruhet ne vende te fresketa, mundesisht ne frigorifer, larg drites dhe larg femijeve.

 

Ambalazhimi: 10 shiringa intramamare 10 g ne nje kuti kartoni.

Kompania prodhuese: Veyx-Pharma Gjermani. Kompania Distributore: Anipharma sh.p.k