Kalcium inj: (solucion injektabël vetëm për administrim I.V)

Përbërja:

Glukonat Kalciumi 279.24 mg (Ca++. 24.96 mg), Acid boric 77.05 mg, Klorur Magnezi 40 mg (Mg++. 4.78 mg), Kofeine dhe Efedrine. Metil parahidroksibenzonat (E 218) 1 mg, ujë steril q.s 1 ml.

 

Speciet target: Lopët dhe delet.

 

Indikacionet terapeutike:

Preparati është i indikuar të përdoret në hipokalceminë akute të lopëve dhe deleve (pareza puerperale) dhe në hipomagnezeminë akute në lopë (tetania).

 

Kundraindikimet:

Absolutisht e kundraindikuar në kafshët më çrregullime kardiovaskulare. Relativisht e kundraindikuar në pacientët më hiperparatiroidizëm, insufiçencë renale, acidozë dhe intoksikacioni me glukozided kardiakë.

 

Doza dhe administrimi:

Lopët adulte (500-600 kg): 500 ml (12.5 g calcium +2.4 g magnez ) ose të gjithë shishen) 

Dele: 1 ml/ kg peshë.

Në rastet e recidivave pas trajtimit, në intervalin e 6 orëve të fundit duhet të respektohet intervali ndeërmjet trajtimit të parë dhe të dytë. Duhet të injëktohet intravenoz ngadalë. Preparati nuk përdoret subkutan.

 

Efektet anësore:

Hiperkalcemia mund të shkaktojë dëmtime të sistemit kardiovaskular. Gjatë trajtimit standart mund të vërehet fillimisht bradikardi,  më pas takikardi dhe puls i fortë (ekstrasistola) dhe në disa raste fibrilacion ventricular dhe bllok kardiak. Efekti i këtyre fenomeneve rritet në rastet e administrimit intravenoz. Efekte të tjera që mund të vërehen gjatë ose pas injektimit janë tremor muscular, salivacion I rritur, lotim, rritje e frekuencës së urinimit dhe defekimit, çrregullime centrale nervore , anoreksi dhe dobësi fizike. Preparati duhet të përdoret vetëm intravenoz. Nëse është e mundur solucioni duhet ngrohet sa temperatura e trupit. Duhet treguar kujdes me praninë e ajrit në aparatin e injeksionit. Në rastet e çrregullimeve kardiake që lindin nga përdorimi i solucionit, injeksioni duhet të ndërpritet menjëherë.Një trajtim alternative mund të jetë Na-EDTA ngadalë I.V. Kalciumi antagonizon efektin e bllokut muskular të aminoglukozideve, por magnezi mund të potencojë këtë efekt të disa barnave (muskulo relaksantët si suksinilkolina). Nuk duhet të miksohet me preparate të tjera.

 

Paketimi: 500 ml.