Ornitoza është një sëmundje endemike e papagajve por edhe në mbi 130 lloje të shpendëve  shtëpiak ose të egër. Trasmetohet nga shpendet tek njeriu ndaj konsiderohet si zoonoze.

Të dhënat shkencore tregojnë që 1 në 3 pëllumba është sëmur në një stad të jeteës së vet nga ornitoza. Ky studim është bazuar në gjurmimin e antitrupave në gjak të cilat janë formuar si pasoëj e infektimit.

Periudha e shfaqies është gjatë gjithë vitit por pikun e saj maksimal e ka gjatë Tetorit deri në Dhjetor .

Shkaktari është një rikecie e familjes së klamidieve të cilat janë mikroorganizma intraqelizore  që  shumohen në qelizat e mëlcisë, shpretkës, palcës së kockave të cilat edhe i shkatërrojnë.

Simptomat e sëmundjes shfaqen me rënie të përgjithshme të fuqiëe së organizmit kryesisht tek pëllumbat e rinj. Gjallëria e tyre është e ulët, vendosen nëpër cepat e kafazit, kanë anoreksi por konsumojnë shume ujë.

Ornitoza shkakton dëmtime në nëe ose tek teë dy sytë, në fillim sekrecionet optike janë të ujshme më voëe bëhen më të trasha dhe më vonë në infeksione të rënda,  sekrecionet bëhen të trasha qelbëzore.

Në fund të sëmundjes palpebrat e syrit ngjiten nga prodhimi i nje sasie të madhe të sekrecioneve oftalmike.

Individët shfaqin diare të vrullshme, dëmtime në mëlci, septisemi, vështirësi në fluturim etj.