Nematodet parazitojnë në zorrën e hollë. Ndikojnë negativisht në organizmin e pëllumbit duke i kufizuar shumë lëndë ushqyese. 

Nematodi Ascaridia columdae paraziton vetëm në pëllumba dhe ka shtrirje të gjerë.

Pothuajse 1 në 5 pëllumba janë të infestuara nga askaridet.

 

Transmetimi:

Me anë të ushqimit dhe të ujit të pijshëm të infestuar me vezët e shkaktarit.

 

Shenjat klinike:

Ne infestime të lehta mund të mos vërehen shenja klinike por gjithesesi vërehet një ulje e rendomendit me 10%.

Në infestime të renda vërehet ulje e theksuar e zhvillumit dhe e rendimendit.

Gjithashtu vërehen edhe shenja të paralizës si pasojë e helmimit të organizmit nga sekrecionet e parazitëve.

Parazitozat kronike shkaktojnë humbje të peshës dhe dobësim të theksuar.

 

Diagnoza:

Bazohet në analiza koprologjike, nënekropsinë etj.

 

Parandalimi dhe mjekimi:

Cdo pëllumb me peshë 400 gr trajtohet me një tablet Ëormex ose Ëormac një herë në 2-3 muaj.

Gjithashtu zhvillohet edhe dezinfektimi i ambjentit me Provethrin 100 10ml/litër uje.

Gjatë dizinfektimit pëllumbat largohen nga ambjenti për minimum dy orë.

Në situata të  rënda procedura do përsëritet për 15 ditë.

Për trajtimin e tufës do të përdorim Ëormex pluhur 100 gr.