Salmoneloza në Pëllumba dhe Luftimi i saj.

Salmoneloza shkakton dëmtime të mëdha dhe vdekshmëria tek zogjtë e rinj është shumë e madhe.

Salmonela si mikroorganizmi përgjegjës, krijon probleme artikulare, diare, cregullime nervore në pëllumba, shkakton gjithashtu sëmundje dhe në shpendët e tjera, tek kafshët dhe tek njeriu.

Është një sëmundje shumë e përhapur, nga e cila infektohet mesatarisht 10 deri 25% të popullatës së pëllumbave.

Individët të cilët i mbijetojnë sëmundjes ngelen portatorë të përhershëm të infeksionit.

Në bazë të shenjave klinike, salmoneloza e pëllumbave gjithashtu përmendet me emërtime të ndryshme si: paraliza e krahëve, paraliza e këmbëve, përdredhja e kokës etj. Gjithashtu quhet edhe paratifo.

 

Vërehen 4 forma klinike të sëmundjes:

1-Forma enterike

2-Forma artikulare

3-Forma visceral

4-Forma nervore

 

Diagnoza bazohet në:

1-Analizat koprologjike

2-Nekropsia

3-Diagnoza laboratorike

4-Diagnoza diferenciale nga sëmundjet e tjera.