1-Pëllumbat e sapoblerë, ato që kthehen nga udhëtimet e gjata, ato që kanë marrë pjesë në konkurse ose shfaqje të ndryshme duhet të trajtohen për 6 ditë me:

Parastop, solucion oral 50 ml ose Parastop 5gr ose Pantrim pluhur                                                     duke u dhënë  paralel edhe Belga Bac ose Elektrolit sol.

Kjo procedurë ndiqet për të parandaluar infektimin e mundshëm salmonelar dhe për të ulur stresin qe mund te shkaktohet nga rënia e imunitetit të organizmit.

2-Evitoni kontaktet e pëllumbave tuaj me pëllumba të tjerë ose shpende të tjerë.

3-Të dezinfektohet ambjenti ku jetojnë pëllumbat.

4-Të mundësohet vaksinimi i të gjithë individëve të rritur me vaksine vajore injektabel për pëllumba, tetë javë para ciftëzimit ose tre javë para garave. Pëllumbat e rinj pas javës së 4 të jetës. Vaksinimi pasardhës zhvillohet pas 8-12 muaj.