Për përdorim injektabël.( solucion injektabël dhe oral)
Përbërja: Nitroksinil 250 mg.
Avantazhet farmakologjike: Nitroksinili është një preparat antihelmintik me aktivitet të të shkëlqyer fashiolicid. Gjithashtu aktiv ndaj disa nematodëve. Aktiviteti fashiolicid realizohet nga ndërprerja e fosforilimit oksidativ dhe për pasojë, shterimi i ATP më pas vdekja e parazitit nga pamjaftueshmëria e energjisë.
Indikacionet: Lopë: Fasciola hepatica adulte (aktiv ndaj stadeve larvare) Fasciola gigantica, nematodët gastrointestinal (Haemonchus spp., Bunostomum spp., Oesophagostomum spp.
Dhen dhe dhi: : Fasciola hepatica adulte (aktiv ndaj stadeve larvare) Fasciola gigantic, Nematodët gastrointestinal (Haemonchus spp., Haemonchus contortus ivermektinë dhe benzimidazol rezistentë, Stadi larvar i Oestrus
Lepuj: Fasciola hepatica dhe Dicrocoelium dentriticum
Fazanët: Syngamus trachea.
Doza dhe administrimi:
Për Fashiolozën: Injeksion subkutan në lopë, dhen, dhi dhe kamela : 1 ml/ 25 kg peshë. Në stadin larvar (akut) përdoret 1.3 ml/25 kg peshë.
Për Nematodët: Injeksion subkutan në lopë, dhen dhi: 1.25 ml/25 kg peshë.Për larvat e Oestrus ovis: 1.5-2 ml/25 kg peshë administrim oral.
Lepuj: injeksion subkutan 10 mg/kg peshë ose 0.04 ml/ kg peshë (1 ml solucion mund të tretet në 9 ml ujë dhe nga kjo injektohet 0.4 ml/ kg peshë.
Fazanët: administrim oral 0.5 ml/litër ujë të pijshëm.
Paketimi: 50 ml, 250 ml.